Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri. Burime nga spitali bën me dije se fëmija ka ardhur nga Anglia dhe ishte i pavaksinuar ndaj fruthit.
Rasti është duke u trajtuar në shërbimin e pediatrisë infektive. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar. Mjekë dhe ekspertë të ISHP bëjnë thirrje për vaksinimin e fëmijëve.






