Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij për tokën bujqësore, që sipas tij nuk duhet të rrijë djerrë, por të punohet.
Ai tha nga Lushnja gjatë një takimi me fermerë se do të bëhet një ndërhyrje ligjore, me super taksë që të ndalojë pronarët e tokave që t’i mbajnë ato peng pa punuar. Sipas tij këto toka ose duhet të punohet, ose të jepen me qira.
“Shqiptarët nuk duhet të ikin në Greqi apo Itali. Është e kotë, është e kotë. S’kanë ça bën një shqiptar në Itali dhe Greqi, nëse është në sektorin bujqësor. Këtu ka ça bën. Krahasimi i drejtpërdrejtë pagë me pagë nuk mjafton. Në këtë fushë jam optimist. Kemi probleme dhe me tokën, të natyrës që mbajmë peng tokën. Këtë s’do e lejojmë. Po përgatisim një ndërhyrje ligjore, ose punojë, ose jepe me qira, por s’mund ta mbash peng. S’mund të thuash; ajo është toka ime, ti e mban me plehra. Nuk mundet! Ose punojë, ose jepe. Do e bëjmë këtë me ligj, ose super taksë, ose me forma të tjera si vendet e tjera. Tokën që ti ke nuk mund ta mbash kot.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek debati për shqiptarëve që ikin emigrantë kryesisht në Britaninë e Madhe. Nga Lushnja, Rama tha se shqiptarët që ikin kanë të drejtë të kërkojnë më shumë.
“Ata që ikin kanë të drejtë të kërkojnë më shumë. A gjejnë apo jo më shumë, kjo është çështjes tjetër. Si hyjmë kësaj. Ishim më parë në një fabrikë mermeri, që ishin disa punëtorë që ishin kthyer. Por të flasësh me paqe e nder dhe të tregosh se ‘fshati po vdes, dhe njerëzit nuk kanë bukë të hanë’, por këto eksporte kush po i bëjnë? Të vdekurit. Puna e njerëzve nuk lindi me qeverinë tonë, por njerëzit ishin në hall të madh. S’kishte pika grumbullimi.”, tha Rama.
Madje Rama ka kujtuar dhe një thënie të gjyshes të tij të ndjerë.
“Thoshte gjyshja ime; komshi i lumtur, shtëpi e lumtur. Zhvillimi i pikave të grumbullimit në Lushnjë, ka bashkuar totalisht PS me PD. S’mund të vijë politika të bëjë punët këtu. Të futen mollët në sherrin politik. Më vjen mirë që të gjithë grumbulluesit, edhe ata të PD po ia marrin PS dhe qeverisë së saj produktin. Perfekt. Aq më tepër sot kur kuptohet se PD është bërë si ato mallrat që ta kthen pika e grumbullimit.”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerë në Lushnjë nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të Partisë Demokratike, ndërsa ka kujtuar dhe ata që i përmend si aset, patronazhistët.
Teksa kërkoi që të fliste një prej fermerëve, Neta, Rama e etiketoi zonjën si demokrate.
“Ky është realiteti i hidhur i përgjithshëm i të gjithë atyre që ju drejtohen ekraneve, portaleve për të marrë informacion për vendin ku jetojmë. Shumica dërrmuese e këtyre pasqyrave mediatike, janë të deformuara nga interesat e pronarëve, babëzia dhe influencat e këqija të pronarëve, nga një kulturë mizerabël e investimit në media për të gjoba, gjoba që i vihen qeverisë dhe bizneseve. “Më paguaj që të mos të të bëjë copash me lajme të rreme dhe me informacione të deformuara”. Ky është realitet fatkeq. Kur ne ndërmorëm atë përpjekjen për të vendosur një kuadër ligjor për shpifjen, unë jam habitur nga numri i sipërmarrësve që më thonin; mos u tërhiqni. Mora njërin dhe më tha; ne na mbytën, na mbytën me gjoba. Këto goditje, për fat të keq në biznes i marrin ata që krijojnë punë, prodhojnë dhe më e rënda nga këto goditje, është goditja mbi prodhuesit e ushqimit. Problem i madh sot është kthimi i gjysmë të vërtetave në industri të të vërtetave.”, tha Rama.
Rama ironizoi PD, duke shtuar se është mall që e kthen pika e grumbullimit.
“Zhvillimi i pikave të grumbullimit në Lushnjë, ka bashkuar totalisht PS me PD. S’mund të vijë politika të bëjë punët këtu. Të futen mollët në sherrin politik. Më vjen mirë që të gjithë grumbulluesit, edhe ata të PD po ia marrin PS dhe qeverisë së saj produktin. Perfekt. Aq më tepër sot kur kuptohet se PD është bërë si ato mallrat që ta kthen pika e grumbullimit.”, tha ai.






