Screenshot

 

Panairi Rajonal i Karrierës dhe Punës i organizuar nga këshilli i qarkut Shkodër këtë herë rrugëtoi drejt Malësisë së Madhe. Organizatorët vendosen që këtë edicion ta sjellin më pranë të rinjve dhe punëkërkuesve të Malësisë së Madhe, me synimin për të zgjeruar mundësitë dhe aksesin në tregun e punës për të gjithë rajonin. Aktiviteti u organizua me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, në bashkëpunim me Bashkinë Malësi e Madhe, duke mbledhur institucione publike, kompani private, studentë, të rinj dhe punëkërkues.

Gjatë panairit, pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillonin takime të drejtpërdrejta me punëdhënës, të njiheshin me ofertat e vendeve të lira të punës, programet e praktikave profesionale dhe trajnimet e disponueshme. Po ashtu, panairi u shndërrua në një hapësirë bashkëpunimi ku u shkëmbye informacion dhe u krijuan partneritete të reja në funksion të zhvillimit ekonomik e social të qarkut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu