Ballina Kronike Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, përmbyset betonierja dhe mbushet rruga...

Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, përmbyset betonierja dhe mbushet rruga me vaj e naftë, policia: S’jemi këtu për të pastruar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në segmentin Kukës-Morinë, në “Rrugën e Kombit.”

Një betoniere është përmbysur sipas raportimeve.

Drejtuesi i mjetit, shtetas nga Kosova ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.

Si pasojë ka rrjedhur vaji dhe nafta në rrugë duke u bërë shkak aksidenti edhe për automjetet e tjera të cilat po rrëshqasin.

Burime bëjnë me dije se nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e rrugës edhe pse policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Policia ka deklaruar se “nuk ndodhet aty për të pastruar vajin.”

Edhe pse qytetarët paguajnë taksa për “Rrugën e Kombit” për të kaluar të sigurt, atyre u rrezikohet jeta.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks