Me 1899, Emzot Prenk Doçi me bashk’themelues si Át Pashko Bardhi, Dom Ndoc Nikaj, Dom Lazër Mjeda, Át Gjergj Fishta, Imzot Dodë Koleci, Dom Mark Shllaku, Imzot Jak Serreqi, Dom Ndre Mjeda, Emzot Vinçenc Prennushi. organizuan shoqninë kulturore-letrare “Bashkimi”
E quejtun Akademia nga Asdreni.
At Leonardo De Martino (arbëresh) (1830-1923), poet;
At Ndue Bytyçi (1847-1917) poet, studiues i pedagogjisë:
At Anton Xanoni (1863-1915) shkrimtar, autor tekstesh shkollore dhe përpilues antologjish letrare;
Dom Ndre Mjeda (1866-1937), poet dhe filolog;
At Pashk Bardhi (1870-1948), shkrimtar;
At Shtjefen Gjeçovi (1874-1948), etnolog, studiues i të drejtës zakonore:
At Gjergj Fishta, (1871-1940), poet;
At Anton Harapi (1888-1946), orator, publicist;
At Justin Rrota (1889-1964), linguist;
At Marin Sirdani (1885-1962), shkrimtar dhe historian;
At Bernardin Palaj (1894-1949), etnolog dhe poet;
At Pal Dodaj (1880-1951) publicist;
At Donat Kurti (1903-1983), etnolog dhe pedagogjist;
At Benedikt Dema (1904-1960), shkrimtar dhe publicist;
At Gjon Shllaku (1907-1946), filozof dhe pedagogjist;
At Daniel Dajani (1916-1947), publicist.
Cilat ishin botimet e para të shoqërisë “Bashkimi”? Dy janë botimet që qarkulluan pak kohë pas themelimit të saj: “Abetari i citun prej shoqniet t’Bashkimit të giuhës shqype” dhe “Oroe përmbi shqyp”5). Të dy këto vepra, ndonëse jo me shumë faqe, do të shërbenin jo vetëm për mësimin e gjuhës shqipe, por edhe për përhapjen e alfabetit të shoqërisë “Bashkimi”. Gjatë një periudhe 10-vjeçare (1899-1908) shoqëria “Bashkimi” botoi 32 vepra, kryesisht të anëtarëve të saj. Dom Ndoc Nikaj jep këtë listë botimesh:
- Oroe përmbi abetar shqyp. 2. Abetari. 3. Knnojtarja e parë. 4. Knnojtarja e dytë. 5. Knnojtarja e tretë. 6. Msime t’kshtena. 7. T’nollunat shenjtë. 8. Dheshkroja. 9. Grammatika. 10. Numërtorja. 11. Abetari (Napoli). 12. Knnojtorja e parë (Napoli). 13. Msime t’kshtêna, pjesa e parë (Napoli). 14. Msime t’kshtêna pjesa e dytë (Napoli). 15. Kalendari “Shqyptari”, 1904. 16. Kalendari “Shqyptari”, 1905. 17. Kalendari “Shqyptari”, 1906. 18. Kalendari “Shqyptari”, 1907. 19. Kalendari “Shqyptari”, 1908. 20. Historija e Shqypnis e D. Ndoc Nikaj. 21. Historija e Turkiis e Dom Ndoc Nikajt. 22. Lahuta e Malcis (Pjesa e dytë – Oso Kuka). 24. Anzat e Parnasit e At Gjergj Fishtës. 25. Bulku. 26. “Vargënimi” i L. Gurakuqit. 27. Mili e Haidhia. 28. Fjalorthi i Luigj Gurakuqit. 29. Fjalori i gjuhës shqipe (Dom Dodë Koleci). 30. Bleta e re e Ndoc Nikajt. 31. Vjershat e përshpirtshme të At Gjergj Fishtës. 32. Komsia e klerit katolik. e At Gjergj Fishtës.






