Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të transparencës dhe informimit të publikut dhe në zbatim të legjilacionit në fuqi bën me dije se bazuar Planit Vjetor të Kontrolleve Zyrtare, në Pikën Inspektimit Kufitar Hani Hotit ka kryer mostrimin në dy ngarkesa me misër, ushqim për kafshë, origjina Serbi, të cilat pas kryerjes së analizimit laboratorik, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1.
Informojmë se njëra nga ngarkesat, është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar në ambientet e subjektit me destinacion asgjësimin.
AKU garanton opinionin publik se çdo produkt ushqimor i importuar, i nënshtrohet kontrolleve rigoroze për të garantuar produkte të sigurta ushqimore në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.






