Screenshot

Tingujt e këmbanave të zisë nga katedralja “Shën Tereza” në Vau Dejës shoqëruan drejt kishës ku shërbeu për 25 vite me radhe arkmortin me trupin e pajetë të ipeshkit të ndjerë, Monsinjor Simon Kulli.

Qindra besimtar të ardhur nga të katër anët e vendit zhvillojnë homazhe, teksa heshtja ka pllakosur Kishen në Shqipëri përball humbjes së papritur të njerit prej drejtuesve të rendësishëm të saj.

Meshat e përshpirtjes nisen më atë që celebroi paraditen e të henës ipeshkviI i Shkodrës, monsinior Giovanni Peragine teksa do të pasohen me mesha të tjera lutje nga ipeshkvinjt e Shqipërisë deri paraditen e të martës kur trupi pajetë i imzot Kullit do të përcillet për ne banesen e fundit.

Imzot Peragini teksa u ndal tek jeta dhe vepra e bashkvëllaut të tij, monsinjor Simon Kulli ftoj familjen, prifterinjt e  Sapës dhe mbar besimtaret për durim duke e konsideruar humbjen sprov të madhe për Kishen në Shqipëri.

Trupi i pajetë i Monsinjor Simon Kullit do të përcillet për në banesën e fundit të martën e 2 dhjetorit përmes meshës së Salikimit që do të mbahet po në katedralen Nën Tereza, në orën 10:00.

Monsinjor Kulli do të prehet në kriptën e katedrales pranë si vëllait të tij, ipeshkvit të ndjerë Luciano Avgostini. Kjo është hera e dytë në 9 vite që ipeshkvia e Sapës përcjell në amshim drejtuesin e saj.

Ipeshvi Kulli humbi jetën mëngjesin e të shtunës si pasojë e një ataku kardiak. Ai ishte ndër katër meshtarët e parë pas shpalles së lirisë së besimit fetar në Shqipëri.

Pak muaj më parë kremtoi 25 vjetorin e shërbimit meshtarak teksa i kishte kushtuar butësisht me thjeshtësi e dashuri jetën Zotit, grigjes së vetë që aq shumë e deshi, të sëmurëve dhe të pamundurëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu