Ballina Sociale Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, 15 mijë lekë për...

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, 15 mijë lekë për pensionet nën 20 mijë lekë, 10 mijë për të tjerët

Nga sot, 1 dhjetor, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. 541 mijë pensionistë, që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj, do të përfitojnë 15 mijë lekë shpërblim, ndërsa 221 mijë që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj pension të marrin 10 mijë lekë shpërblim. 

Kostoja është vlerësuar 10.4 miliardë lekë dhe mund të tërhiqet deri më 30 qershor 2026, pas këtij afati bonusi parashkruhet thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks