Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-I. B., 26 vjeç, banues në Rrëshen, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka goditur tabelën e rrethrrotullimit në lagjen “Partizani”;
-S. G., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. B., 25 vjeç, banues në fshatin Goraj, i cili duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin C. T., 67 vjeç, banues në fshatin Lohe, i cili ishte duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi. Si pasojë, është dëmtuar lehtë shtetasi C. T., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën;
-M. T., 22 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, pasi duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen H. Sh., 33 vjeçe, banuese në fshatin Golem. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja F. R., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtohej nga 33-vjeçarja.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malesi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. K., 28 vjeç, banues në Koplik, për veprat penale “Shkatërrim i pronës nga pakujdesia” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, pasi mbrëmë duke drejtuar automjetin e tij në Vukpalaj, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, ka shtypur 30 bagëti të imta (dele), dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për tre shtetas të mitur, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, pasi dyshohet se janë konfrontuar fizikisht dhe goditur, duke u shkaktuar dëmtime në pjesën e fytyrës dy 16-vjeçarëve, banues në Tiranë.
- Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme






