Kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, mori pjesë në aktivitetet e organizuara në kuadër të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke nënvizuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe rolin e alfabetit në unifikimin e gjuhës shqipe.
Statusi plote:
Në kuadër të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, pata nderin të jem pjesëmarrës në simpoziumin shkencor të organizuar nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Qendra e Studimeve Albanologjike në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ky aktivitet i dedikuar Kongresit të Manastirit, theksoi rolin kyç të alfabetit shqiptar në unifikimin e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar.
Ky është një moment i rëndësishëm për të rishikuar rrugëtimin e gjuhës shqipe dhe ndikimin e saj në formësimin e identitetit tonë kombëtar.
Në këtë ngjarje të shënuar, ishin të pranishëm personalitete të rëndësishme, Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Z. Nikoll Camaj, si dhe autoritete qendrore, vendore si dhe personalitete të shquara të fushës akademike dhe kulturore.
Gëzuar Ditën e Alfabetit dhe urime për të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës sonë! 🇦🇱






