Pas më shumë se 5 orësh, zv.kryeministrja Belinda Balluku la dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas seancës për abuzimin me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’.

GJKKO vendosi që të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë, pezullim detyre si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bllokim i pasaportës.

Pas daljes, zv.kryeministrja nuk pranoi të jepte asnjë koment. pas saj, laNë ambientet e SPAK edhe vartësit e Ballukut, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, të cilët janë dënuar me arrest shtëpie.

Kërkuesi Prokuroria e Posaçne kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 21.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje
dhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me
karakter shtrëngues dhe ndalues, caktuar me vendimin Nr. 118, datë 19.11.2021 të
Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj
të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin
nr. 120, datë 22.11.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter
ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv.Kryeministër
i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të
parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda
Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme
të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit
Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit
Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme
të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
4. Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter
shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos
largohet nga banesa e tij që ndodhet në qytetin e **** me adresë: ****.
5. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit
Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 22.11.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu