Situata e krijuar nga përmbytjet në zonën e bregut të Matës në Lezhë vijon të jetë problematikë. Pavarësisht mbylljes se argjinaturës niveli i ujit vijon të jetë i lartë, kryesisht në Barbullojë dhe Myltë. Banorët janë të izoluar dhe nuk kanë mundësi lëvizje, ndërsa nevojë kanë për bazë ushqimore për bagëtitë. Banorët thonë se kanë nën 4 ditë nën ujë.“Kemi 4 ditë nën ujë. Ku me lëviz, ja ku e kam makinën. Niveli i ujit mbi 70 cm në rrugë. 1 m e 30 cm është në oborr. Pulat kanë mbaruar, derrat janë duke mbaruar, janë në ujë. Ka ardhur kryeplaku, por ca do bëjë. Punëtorët e hidrovorit bllokojnë tubat dhe plas argjinatura.Problem është aq shumë, sa bëjnë vetëm politikë, Pavarësisht se kemi rënë në ujë. Ka 20 vite që kam ardhur këtu, jam përmbytur gjithmonë, faji është i hidrovorëve. Shteti nuk merr masa. Po porosis një varkë, të kalojmë”, shprehen banorët.






