Vijojnë ende reshjet e shiut, që kanë paraqitur problematika në disa zona në vend. Në Bashkinë e Fushë Arrëzit raportohet për shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin. Gjithashtu ka ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra.

Informacion i përditësuar për situatën në territorin e Qarkut Shkodër:

1. *Bashkia Shkodër* ,

• Situata në territorin e kësaj bashkie paraqitet pa probleme.
• Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar problematike.
Grupet e punës ndodhen në terren duke verifikuar nevojat për ndërhyrje të tipit parandalues.

2. *Bashkia Vau Dejës* ,

• Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.
• Nuk raportohen probleme në përronj, ura apo në rrjetin rrugor.
• Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.

3. *Bashkia Malësi e Madhe* ,

• Reshje me intensitet Gjatë 24 orëve të fundit ka patur reshje shiu me intesitet të ulët.
• Nuk raportohen problematika të emergjencave civile.

4. *Bashkia Fushë-Arrëz* ,

• Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.
• Ka shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin.
• Ka ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra.

5. *Bashkia Pukë*

• Vijojnë reshje shiu me intensitet mesatar.
• Ka dëmtime në disa rrugë rurale në Njad Gjegjan dhe Luf-Qerret, rrëshqitje të trupave të pemëve në rrugë dhe shembje skarpatash.

6. *DRV Shkodër* ,

• Akset rrugore nacionale të administruara nga kjo drejtori paraqiten të kalueshme.
• Reshjet vijojnë, por nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.

7. *Druk Lezhë* ,

• Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.
• Nuk raportohen probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së Rezervuarit të Shtodrit.
• Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë nën kuotat e riskut.
• Hidrovoret e Velipojës (Vilu dhe Cas) janë në gatishmëri dhe punojnë normalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu