Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan shtetasin S. Sh., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ai qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë;
-referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në rrugën “Kol Heqimi”, shtetasi M. K., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Y., 54 vjeç, banues në fshatin Dobraç. Nga aksidenti u dëmtua lehtë drejtuesi i motomjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. M., 61 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






