Përshëndetje,
Po ju dërgojmë e përditësuar për situatën në Qarkun Shkodër
*Bashkia Shkodër* ,
• Në territorin e kësaj bashkie situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohen probleme me energjinë elektrike.
• Reshjet vijojnë me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar asnjë problem.
• Në fshatin Gimaj, në njësinë administrative Shalë, është zhbllokuar një pjesë e rrugës, automjetet që ishin të bllokuara kane kaluar pa problem.
Për pastrimin e plotë të asksit rrugor Ndërlysaj – Breg Lumi do të punohet edhe ditën e nesërme.
*Bashkia Malësi e Madhe* ,
• Në qytetin e Koplikut situata ka qënë e rënduar për shkak të reshjeve të shiut, momentalisht gjëndja paraqitet e normalizuar.
• Punonjësit e bashkisë janë në terren duke hapur dhe pastruar pusetat.
*Bashkia Vau Dejës* ,
• Vijojnë reshjet me intensitet mesatar dhe lokalisht me intensitet të lartë.
• Ka mungesë të energjisë elektrike në njësitë administrative Hajmel, Vig-Mnelë, Temal dhe Shllak.
*Bashkia Pukë* ,
• Në territorin e kësaj bashkie vijojnë reshje intensive të reshjeve të shiut.
• Ka mugesë sporadike të energjisë elektrike në të gjithë territorin e bashkisë.
• Në fshatin Lumzi, njësia administrative Rrapë, mungon energjia elektrike që prej mesditës.
*Bashkia Fushë-Arrëz* ,
• Në territorin e kësaj bashkie vijojnë reshjet shiut me intensitet të lartë.
• Ka rënie gurësh dhe dherash te loklaizuara në disa segmente të rrugëve rurale.
• Në disa fshatra të njësive administrative Iballë dhe Qafë Mali ka shkëputje të energjisë elektrike.






