Deputeti Arben Ahmetaj duke dale nga zyrat e SPAK, pasi u mor ne pyetje per 6 ore, pasi po hetohet per "shperdorim te detyres", "fshehje te te ardhurave", "korrupsion" dhe "pastrim parash". Pas seances, Ahmetaj u shpreh se eshte gati te paraqitet sa here te jete e nevojshme. /r/n/r/nMP Arben Ahmetaj leaving the offices of SPAK, after being questioned for 6 hours, as he is being investigated for "abuse of power", "concealment of income", "corruption" and "money laundering". After the session, Ahmetaj said that he is ready to appear as often as necessary.

SPAK ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra, i shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ky fakt u bë me dije gjatë relatimit te fakteve në procesin në themel për dosjen “Buka” ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish-nr 2 te qeverisë.

Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori: Për këtë dosje për Ahmetaj nuk ka asnjë mase sigurie. Masa është për efekt te nje procedimi tjetër.

Për dosjen “Buka” , Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik 7 miliardë lekë. Palët nuk kanë asnjë kërkesë paraprake. Prokurori i SPAK Elvin Gokaj lexon kërkesën për gjykim./shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu