Në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan” është goditur një rast i kontrabandës së mallrave, ku shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Shkodër kanë kapur në flagrancë një automjet që transportonte mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Mali i Zi. Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, është arrestuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Në automjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 352 kuti (gjithsej 8448 kanace) pije freskuese, të cilat ishin kontrabanduar me vlerë të përafërt prej rreth 5000 euro. Për këtë rast, janë proceduar penalisht edhe dy doganierë të Doganës së Muriqanit, shtetasit I. K., 32 vjeç dhe G. K., 53 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Të dy ata kanë detyrë kontrollorësh në pikën e kalimit kufitar dhe dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën duke mundësuar kalimin e mallrave të kontrabanduara. Mallrat dhe automjeti i sekuestruar janë marrë si prova materiale, ndërsa materialet procedurale janë dërguar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër vazhdon të intensifikojë kontrollet në pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve të kontrabandës dhe krimeve ndërkufitare.

Njoftimi Policise:

DVKM Shkodër / Goditet një rast i kontrabandës së mallrave.

U kap në flagrancë në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Mali i Zi, arrestohet 46-vjeçari.

Procedohen penalisht 2 doganierë të PKK Muriqan, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara, me vlerë rreth 5000 euro, dhe automjeti.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për kontrabandë mallrash, shërbimet e DVKM Shkodër kanë ndaluar në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan” automjetin me drejtues shtetasin F. L., i cili me automjetin e tij po transportonte mallra kontrabandë, në sasi 352 kuti ( 8448 kanace) pije freskuese.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:
– u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
– u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit I. K., 32 vjeç, dhe G. K., 53 vjeç, të dy me detyrë kontrollorë në doganën e Muriqanit.

Mallrat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu