Ballina Kronike Malësi e Madhe/ Kanosën me armë zjarri dhe goditën me sende të...

Malësi e Madhe/ Kanosën me armë zjarri dhe goditën me sende të forta një 42-vjeçar, vihen në pranga dy vellezër dhe shpallet në kërkim nipi.

Screenshot

Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga dy prej autorëve të dyshuar të sulmit të një nate më parë ndaj shtetasit Edison Tirana, i cili u qëllua me armë zjarri dhe u dhunua me sende të forta. Në pranga kanë rënë vëllezërit Gjovalin Gjekaj 63 vjec dhe Pëllumb Gjekaj 51 vjec banues në Bajzë të Malësisë së Madhe, ndërsa nipi i tyre K. Gjekaj 34 vjec është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve paraprake, dy të arrestuarit dyshohet se qëlluan me armë zjarri drejt automjetit të 42-vjeçarit Edison Tirana, banues në Trush të njësisë Bërdicë, dhe më pas e kanë goditur fizikisht. Konflikti, sipas deklarimeve të viktimës, ka nisur në doganën e Hanit të Hotit për shkak të një parakalimi mes dy automjeteve. Përplasja mes tyre është përshkallëzuar gjatë rrugës, ndërsa mjetet kanë vijuar të parakalojnë njëra-tjetrën shoqëruar me debat verbal. Në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, dy vëllezërit Gjekaj dyshohet se kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të makinës “Mercedes-Benz” që drejtonte Tirana. Një prej plumbave ka goditur gomat e automjetit, duke bërë që 42-vjeçari të humbasë kontrollin dhe të përplaset në bordurën e një karburanti. Pas aksidentit, ai ka tentuar të fshihet në një tokë aty pranë, por autorët e dyshuar e kanë ndjekur dhe e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar plagë në trup. Edison Tirana u paraqit rreth orës 19:30 në spitalin e Shkodrës, ku mori ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka dhënë deklarimin e tij në polici, duke sqaruar dinamiken e konfliktit që nisi për shkak të parakalimit. Strukturat e policisë kanë bërë të mundur identifikimin e shpejtë të personave të përfshirë, duke arrestuar dy vëllezërit Gjekaj dhe duke shpallur në kërkim një të tretë. Si provë materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, si dhe 4 automjete. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e se shtunës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks