Kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, inspekton punimet në projektin e rehabilitimit dhe zgjerimit të Varrezave Publike të Pukës.

Gjatë inspektimit në projektin “Rehabilitimi dhe zgjerimi i Varrezave Publike të Qytetit të Pukës”. Së bashku me kryetarin z.Rrok Dodaj, u njohëm nga afër me ecurinë e punimeve të një investimi me rëndësi të veçantë që si Këshill Qarku po realizojmë në bashkëpunim me bashkinë Puke, për komunitetin e zonës. Po punojmë për të krijuar një hapësirë të denjë, të sistemuar dhe të sigurt, ku çdo shërbim funeral të kryhet me respekt dhe dinjitet.  Ky është një tjetër hap konkret në përmirësimin e infrastrukturës publike dhe ofrimin e shërbimeve me standardet që qytetarët e qarkut Shkoder meritojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu