Në 35 vjetorin e perkujtimit të meshes së parë, në këtë ditë domethënëse për kujtesën tonë shpirtërore dhe historike, Dom Artur Jaku sjell një reflektim të thellë mbi figurën e Dom Simon Jubanit,priftit të lirisë, që me guximin e tij shembi frikën dhe ndezi dritën e besimit në zemrën e një populli të robëruar.
Statusi i plotë:
Përkujtojmë sot ngjarjen e 11 nëntorit 1990, ditën kur dom Simon Jubani veshi për herë të dytë petkat meshtarake, për të zhveshur përfundimisht frikën kolektive dhe për të shënuar çlirimin shpirtëror nga diktatura e shpallur ateiste.
Dom Simon Jubani nuk u mjaftua me aktin e guximshëm të 4 nëntorit 1990, por me veprimin e tij të dytë e të vendosur, shembi frikën dhe i hapi rrugë lirisë fetare në Shqipëri.
Sa më shumë kjo liri lajtmotivi i jetës së tij martire fryn si bekim mbi popull, aq më tepër duhet të jemi të kujdesshëm ndaj verbërisë së doktrinave që, në emër të “lirisë”, robërojnë zemrën dhe shpirtin njerëzor.
Nderim për ty prift i lirisë, nderim per çdonjerin që sfidon format ideologjike që përjashtojnë Krijuesin si gur themeli të shoqërisë.






