Screenshot

Pas Tiranës, duket se vala e ndërtimeve të larta ka mbërritur edhe në bregdetin verior të vendit. Dy leje të reja ndërtimi të miratuara së fundmi tregojnë se edhe zonat turistike të Velipojës dhe Shëngjinit po shndërrohen në sheshe për kulla shumëkatëshe. Sipas të dhënave zyrtare, në Pulaj-Plazh të Velipojës, është dhënë Leje Ndërtimi për objektin “Objekt hoteleri, banim dhe shërbime 1 dhe 24 kate mbitokë dhe 3 kate nëntokë”, me zhvillues shoqërinë “Euro Sistem” sh.p.k. Ndërkohë, në Mal Shëngjin, Bashkia Lezhë është miratuar një tjetër projekt gjigant, „Rezidencë Turistike dhe Hotel 16–26 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë”, me subjekt zhvillues “S.T. Konstruksion” sh.p.k.

Këto leje të reja sinjalizojnë një tjetër fazë të intensifikimit të ndërtimit në zonat bregdetare, të cilat prej vitesh konsiderohen potencial turistik, por edhe me risk të lartë për mbingarkesë urbanistike dhe dëmtime të mjedisit. Ekspertët e planifikimit urban paralajmërojnë se ngritja e kullave në vijën bregdetare mund të ndryshojë përgjithmonë peizazhin e këtyre zonave, duke e kthyer bregdetin nga hapësirë natyrore në një “betonierë” pa kufi.

KKT

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri, banim dhe shërbime 1 dhe 24 kat mbitokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Pulaj-Plazh, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Euro Sistem” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidence Turistike dhe Hotel 16 – 26 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë”, me vendndodhje Mal Shengjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.T. Konstruksion” sh.p.k.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu