Screenshot

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia. Ai pretendon se nuk është autori i ngjarjes që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Shkallës së parë me një kërkesë për zbutje mase dy javë pasi Apeli i Tiranës e rrëzoi atë.

Të njëjtin vendim ka dhënë dhe Gjykata e Apelit duke refuzuar kërkesën e Gjon Shkambit për një masë më të lehtë sigurie.

Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që qëlloi ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.Më 6 tetor, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë në sallën e gjyqit, nga Elvis Shkambi, ku mbetën të plagosur edhe babë e bir nga pala kundërshtare Ragip dhe Ervis Kurti. Gjithçka ndodhi më 6 tetor, kur Elvis Shkambi bashkë me xhaxhin e tij Gjonin po prisnin një vendim, mes të shumtëve në sagën e proceseve gjyqësore, sa i takon konfliktit që kishin me 31 familje për çështje pronësie. Familja Shkambi kishte përfituar një pronë si ish pronar që në vitet ’90 por strehimi i 31 familjeve në të njëjtën godinë nisi konfliktin gjyqësor që zgjat prej 3 dekadash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu