Zyrtarisht këtë të hënë (10 nëntor) është prezantuar prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda. Në ceremoninë e prezantimit i pranishëm ishte zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili tha se roli i prefektit mbetet i rëndësishëm për koordinimin ndërinstitucional.

Ajo që vlerësohet nga prefekti është që është përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave dhe është një organ që i lidh të gjitha institucionet. Ajo që vlerësohet dhe që ka dhënë rezultat është kontrolli i ligjshmërisë i akteve normative”, tha Julian Hodaj, Zëvendësministër i Brendshëm.

Teksa Angoni falënderoi bashkëpunëtorët e saj, Duda u ndal te rëndësia e detyrës dhe besimi që i është dhënë për të qenë në krye të Prefekturës së Qarkut Shkodër, por edhe rëndësia e vijimit të projekteve.

“Kënaqësi që gjatë këtyre pesë viteve e më tepër bashkëpunimi me çdo strukturë ka qenë një punë sa herë e lodhshme, por edhe e dobishme”, tha Majlinda Angoni, ish-prefekte e Qarkut Shkodër.

Sot e marr këtë detyrë, por ngarkohem me një përgjegjësi shumë të madhe, një përgjegjësi e cila do të ketë përkushtimin tim të plotë për të çuar përpara të gjitha punët e mira të nisura,” u shpreh Holta Duda, Prefekte e Qarkut Shkodër.

Majlinda Angoni drejtoi për më shumë se pesë vite prefekturën e Qarkut Shkodër, ndërsa Holta Duda vjen nga një eksperiencë e gjatë si mjeke alergologe dhe, së fundmi, edhe kandidate për deputete në radhët e Partisë Socialiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu