Spitali onkologjik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë do të përfitojë buxhet ekstra nga fondi i buxhetit të shtetit, si një linjë financimi e veçantë për trajtimin e pacientëve me tumor.

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka njoftuar se bëhet fjalë për 15 mln euro shtesë në shërbim të vajzave e grave të prekura nga tumori i gjirit. Po ashtu, Rama tha se për herë të pare, gratë e vajzat që kanë kaluar kancerin e gjirit do të përfitojnë të plotë dhe falas shërbimin e rikonstruksionit të gjirit.

“Për herë të parë do të hapim një linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut.

Për herë të parë shërbimi i rikonstruksioni i gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas”, u shpreh kreu i qeverisë. Kryeministri u shpreh se 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si edhe 14 mijë teknikë e laborantë, do të përfitojnë një rritje të re pagash.

Edi Rama: Po ndalem tek lufta me kancerin dhe nevoja për barna të shtrenjta që kërkon kjo luftë.

Për herë të parë do të hapim një linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut.

Për herë të parë shërbimi i rikonstruksioni i gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë do të udhëheqë projektin e ngritjes Institutit Kombëtar të Tumoreve për Shqipërinë 2030.

Ndërkohë 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si edhe 14 mijë teknikë e laborantë, do të përfitojnë një rritje të re pagash.

Ky është një mesazh për gjeneratën e re të bluzave të bardha se në Shqipëri qëndrohet e punohet me dinjitet. Shqipëria 2030 do bëhet vendi ku ikja do të jetë thjesht zgjedhje individuale, jo imponim nga pamundësia për të qëndruar dhe punuar këtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu