Një ditë pas lajmit të bërë publik në newspower.al, ka reaguar policia e Shkodrës. Ajo ka njoftuar se ka nisur procedimi penal ndaj administratorit të Berdicës Hekuran Gjurreta, pasi ka goditur për motive të dobëta një 44 vjecar, duke i shkaktuar dëmtime.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Trush, pasi ka goditur me grusht shtetasin K. P., 44 vjeç, për motive të dobëta.






