Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër, pasi po drejtonte automjetin pa dokumanetacion përkatës.

Gjatë kontrollit në makinë iu gjet një armë sportive, një stemë policie dhe dy maska

“Në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, shtetasi S. L. 21 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, u kap duke drejtuar pa dokumentacionin përkatës, automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë sportive, 1 stemë policie dhe 2 maska,” njoftoi policia.

Për të u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu