Deputetja demokrate Jozefina Topalli hedh akuza të forta mbi mënyrën se si qeveria po prezanton buxhetin e vitit të ardhshëm. Ajo e përshkruan këtë veprim si një shkelje të qartë të Kushtetutës dhe të rregullores së Kuvendit, duke e cilësuar buxhetin “dokument të rremë” dhe propagandë, për shkak se nuk ka shoqëruar më parë paketën fiskale. Topalli paralajmëron se një precedent i tillë rrezikon të zvogëlojë rolin e Kuvendit në kontrollin e financave publike dhe e krahason veprimin e qeverisë me një gabim që nuk do të tolerohej as në një provim të ekonomisë.

Statusi plote i Jozefina Topallit:

Qeveria ka shpikur buxhetin pa taksa një mrekulli që s’e ka parë as ekonomia e përrallave.                                                             

Qeveria po paraqet buxhetin pa sjellë më parë paketën fiskale dhe kjo është shkelje e qartë e nenit 78 të Rregullores së Kuvendit dhe e Kapitullit të Financave Publike të Kushtetutës. Kushtetuta thotë qartë: nuk mund të ketë shpenzim pa burim të ligjshëm të ardhurash. Pa paketë fiskale, buxheti është dokument i rreme është propagandë, jo politikë financiare. Na tregojnë sa do të shpenzojnë, por e fshehin kush do t’i paguajë. Në këtë vend, buxheti vjen si dhuratë, pa faturë! Në çdo vend demokratik, buxheti dhe paketa fiskale janë një e vetme. Keshtu ka ndodhur ne Parlament per mbi 2 dekada. Nëse lejojmë këtë precedent, nesër buxheti do të bëhet pa ligj, dhe Kuvendi do të mbetet vetëm noter i qeverisë. Po ta  bënte këtë një student i vitit të parë të ekonomisë, do të ngelte provimin; po ta bëjë qeveria, e quan reformë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu