Mes puthjesh dhe lotësh gëzimi, ky është momenti kur nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj, lë qendrën e azilit, nga ku u dhunua në mënyrë brutale nga një punonjëse.

Siç shihet edhe në video e moshuara është nxjerrë nga qendra “Orenda” në Pejë nga vajza dhe dhëndri i saj.

Dhuna ndaj të moshuarës u bë virale në rrjet ku ishim me mijëra mesazhet që dënonin aktin e rëndë dhe sjelljen e punonjëses.

Për këtë ngjarje mjaft të rëndë ka patur reagime edhe nga ana e institucioneve si dhe politikanëve në Kosovë por edhe në Shqipëri.

Dhëndri i të moshuarës së dhunuar, MIrije Nura tregon se e moshuara kishte një vit që strehohej në qendrën sociale.

“Me publikimin e videos u shqetësuam të gjithë dhe e tërhoqëm vjehrrën. Mirije Nura është nëna e dëshmorit Taulant Nura. Humbi djalin në moshën 17 vjeçare. Vjehrra vizitohej dy-3 herë në javë këtu. Kishte një 1 vit që jetonte këtu. Zonja vuante nga Alzaimer. Sot është mirë se rasti ka ndodhur para 3 – 4 ditësh” tha Ezen Vala,  në një prononcim për median jashtë qendrës pasi kishin shkuar ta merrnin me vete.

Dhëndri tregon se e moshuara nuk kishte treguar për dhunën dhe ato nuk kishin arritur ta kuptonin pasi vuante nga Alzaimer. 

Taulant Nura ra dëshmor në betejën e Çabratit, Gjakovë. 

Fillimisht dy infermiere janë arrestuar pas publikimit të videos ku duket që e moshuara dhunohet. Më pas u mësua dhe arrestimi i infermieres së tretë që dyshohet se filmoi momentin kur po keqtrajtohej e moshuara në shtëpinë e pleqve “Orenda”.

Ezen Vala ka shtuar se familja paguante 650 euro për çdo muaj pasi e kishin konsideruar institucion të sigurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu