Bekim Balaj zyrtarisht student i Masterit në UNISHK!
Sot, futbollisti i njohur shkodran Bekim Balaj u regjistrua zyrtarisht në programin “Master i Shkencave” në “Mësuesi në Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet” në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Në përputhje me ligjin nr. 80/2015, dhe duke përmbushur me sukses kriterin e njohjes së gjuhës së huaj në hyrje të studimeve, Balaj nis kështu një kapitull të ri të formimit të tij akademik, duke dëshmuar se pasioni për dijen ecën krah pasionit për sportin. UNISHK i uron suksese në këtë rrugëtim të ri akademik dhe profesional!






