Sot, kleriku i njohur shqiptar, Kardinali Ernest Troshani Simoni, feston 97-vjetorin e lindjes, një moment i rëndësishëm jo vetëm për Kishën Katolike në Shqipëri, por edhe për të gjithë besimtarët dhe qytetarët që e njohin dhe vlerësojnë jetën e tij të jashtëzakonshme.

I lindur më 18 tetor 1928 në Troshan të Lezhës, kardinali Simoni është një nga figurat më frymëzuese të qëndresës shpirtërore dhe besimit në kohët më të vështira të diktaturës komuniste. Ai kaloi 28 vite në burgjet dhe kampet e punës së detyruar, për shkak të përkushtimit të tij ndaj fesë dhe predikimit të saj në një kohë kur besimi ishte i ndaluar.

Pas rrëzimit të regjimit,newspower.al raporton se ai vijoi misionin e tij mes popullit me përulësi dhe devotshmëri, duke u kthyer në një simbol të faljes dhe shpresës. Në vitin 2016, Papa Françesku e emëroi kardinal, një nder i rrallë për një prift që nuk kishte mbajtur më parë funksione të larta hierarkike, duke vlerësuar kështu qëndresën dhe besimin e tij të palëkundur.

97-vjetori i lindjes së tij është një rast për të reflektuar mbi jetën, sakrificat dhe mesazhin që Kardinali Simoni vazhdon të përcjellë: dashurinë për Zotin, forcën e faljes dhe qëndrueshmërinë e shpirtit njerëzor përballë çdo vuajtjeje./newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu