Pasditja e kësaj të diele po shoqërohet me reshje shiu në disa zona të vendit, ndërsa situata më problematike paraqitet në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku trafiku është rënduar ndjeshëm. Prej disa orësh, në këtë segment janë krijuar radhë të gjata automjetesh, që në disa pika shtrihen për disa kilometra.

Mbyllja e urës së Milotit, që prej muajit korrik, vijon të ndikojë ndjeshëm në qarkullimin e automjeteve.

Ura është mbyllur për shkak të dëmtimeve të pësuara, ndërsa punimet për riparimin e saj ende nuk kanë nisur, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë dytësore, që shpesh bëhen burim i vonesave të mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu