Mbyllja e qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka “prekur” edhe ambasadën amerikane në Tiranë.  Ambasada ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale, se për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, llogaria në Facebook e ambasadës nuk do të përditësohet rregullisht me përjashtim të rasteve urgjente.Ambasada njofton se gjatë kësaj kohe, gjithashtu edhe shërbimet për pasaportat dhe vizat që janë planifikuar do të vazhdojnë sipas mundësive. “Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov.” thuhet në reagimin e ambasadës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu