Për të 13-in vit me radhë në Shkodër u zhvillua “Ahengu Shkodran”, që sivjet doli nga oborret e shtëpive karakteristike shkodrane, për t’u zhvendosur në zemër të qytetit. Perlat e këngës qytetare, ato që u krijuan plot pasion e mjeshtëri, u ruajtën dhe sollën deri në ditët tona, e që sot kanë për mision t’i trashëgohen brezit të ri, i dhanë një natë të magjishme publikut të pranishëm pedonalen e Shkodrës.

Organizatorët e quajnë me fat që Shkodra e ruan këtë traditë dhe ja përcjell të rinjve, pasi është një vlerë që nuk duhet humbur. Emocionuese kjo mbrëmje ishte për artisten Albana Fani,që nga Amerika u kthye në vendlindje për t’ju bashkuar edicionit të këtij viti.

Për herë të parë sivjet në “Ahengun Shkodran” morën pjesë fëmijët e qendrës kulturore “Kujtim Alija” sëbashku me qendrën “Pjetër Gaci” duke sjellë një larmi zërash dhe brezash, ndërsa një homazh ju kushtua në këtë natë këngetarit Agim Molla, i fundit i ahengut që ndërroi jetë pak javë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu