Përsëritet e njëjta histori absurde: fadromat dëmtojnë kabllot e energjisë në rrugën “Don Bosko”. Është hera e KATËRT brenda pak muajsh që qyteti lihet pa drita për shkak të paaftësisë dhe mungesës së koordinimit. Në vend të punës e zhvillimit, bashkia Shkodër po sjell vetëm dëme, kaos dhe fatura më të rënda për qytetarët. Punimet në këtë rrugë janë kthyer në telenovelë ku ecuria është me hapa breshke, ndërsa dëmet nuk ndalet. OSHEE bën me dije se më shumë i kanë kushtuar dëmet që janë shkaktuar nga këto punime pa harta dhe kuturu të bashkisë, pasi i duhet të angazhojë punonjës e materiale shtesë, sesa një investim i ri.