Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën Botërore të Turizmit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një videokartolinë që vë në pah pasuritë natyrore të Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë të realizuar për Ditën Botërore të Turizmit, që sjell bukuritë e zonave tona të mbrojtura, nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti magjik, ju uroj një të diel të paqtë,” shkruan Rama në mesazhin e tij.

Pamjet e publikuara shfaqin natyrën e larmishme dhe të paprekur të vendit – që nga majat e larta të Alpeve Shqiptare, deri te liqenet e kristaltë, lagunat e mbrojtura dhe vijat e gjata bregdetare, duke reflektuar potencialin turistik që ofron Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu