Screenshot

Një konflikt i dhunshëm mes dy personave ka ndodhur brenda ambienteve të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë. Sipas policisë, Mikel Osmani me detyrë infermier në këtë spital është qëlluar me gërshërë, nga laboranti Dashamir Çajka.

Infermieri mori një plagë në krah, por është jashtë rrezikut për jetën. Shkak i përblasjes mes tyre besohet të ketë qenë debati për shërbimin ndaj pacientëve.

Njoftimi i policise

“Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, njoftoi policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu