Screenshot

Një ditë pas vendosjes së tabelës informuese të projektit, në qëndër të Shkodrës mbërrijnë edhe fadromat që shënojnë nisjen e punës për Kullën që do të ngrihet në këtë zonë. Protesta qytetare e një viti më parë duket se nuk ka dhënë asnjë efekt, ndërsa qeveria, bashkia Shkodër dhe investitori janë të vendosur të mos tërhiqen nga ndërtimi i kullës prej 35 katesh në zemër të kryeqëndrës së veriut! Kjo është kulla e parë që i hap rrugë investimeve me shumë kate edhe në Shkodër, duke nisur “marrjen e frymës” për qytetin që deri më sot i kishte shpëtuar batërdise së ndërtimeve të larta. Shitjet thuhet se kanë filluar dhe brenda pak ditësh nis hapja e gropës për investimin që parashikohet të përfundojë brenda 8 vitesh. Për këtë investim ka patur reagime edhe nga komunitetet fetare, pasi si Myftinia Shkodër dhe Kisha Ortodokse kanë pretendimet e tyre për pronësinë dhe ceshtja është në gjyq!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu