Përmes këtij monologu u rikthye në skenën e teatrit “Migjeni”, mjeshtri i madh Sandër Ruçi me premierën e tij të radhës, “Pikante”, duke rikthyer aktivitetin artistik në shtëpinë e madhe të artit shkodran e shqiptar. Mes emocioneve dhe duartrokitjeve të publikut, krah kolegëve të tij dhe artistëve të rinj, ai solli të qeshura, mesazhe që lidhen me aktualitetin e përditshëm dhe thumbime, që vetëm arti di t’i sjell në të tilla dimensione raporton newspower.al.

Një variete ku ndërthurej humori dhe kënga, e publiku shijon cdo pjesë të saj, ndërsa vetë artisti protagonist i kësaj nate, nuk i fsheh emocionet e një dashurie, që sic thotë ai, di ta japë vetëm Shkodra. Për Sandrin raporton newspower.al ky është fryt i një pune disa mujore, që e sjell në skenë si aktor, regjisor dhe organizator i “Pikante”. Përgëzimet Sandrit zgjodhi t’ja japë nga skena regjisori i njohur Zerudin Dokle, i cili kishte ardhur enkas për premiren e varietes nga Bullgaria ku jeton me bashkëshorten, këngëtaren Kleopatra Dokle. Emocione ka edhe për kolegen, mjeshtren e madhe Drande Xhaj që u rikthye në interpretim me Sandrin. Shfaqja “Pikante” do të vijojë edhe të dielën, në skenën e Teatrit “Migjeni”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu