Për të 3-in vit radhazi, u organizua ne Shllak, festa e geshtenjave. Banore te zones, si dhe vizitor te ardhur nga Shkodra, Dukagjini, Malesia e Madhe, Gjakova etj., u bene pjese e nje feste popullore, e cila nisi 3 vite me pare. Iniciator i saj eshte operatori Mark Gjeka, prejardhja e te cilit eshte nga kjo krahine e bukur malore. Banoret e zones e perqafuan nismen duke ju bashkuar festes qe promovon zonen e tyre, vlerat qe ajo mbart. Ndihmese per kete organizim dha edhe famullitari dom Marjan Gjinesha me grupin e skautiateve, te rinj te zones. Shllaku ka 333 ha geshtenja te shtrira ne nje siperfaqe 129.32 km katror ne te gjithe njesine. Geshtenjat jane shekullore dhe te mbira ne menyre natyrale dhe vetem 10 ha nga dora e njeriut. Prandaj Shllaku e meriton nje feste te tille, dhe qellimi i saj eshte terheqja e vemendjes nga kjo zone qe po braktiset si nga pushteti vendor ashtu edhe nga banoret, te cilet ne mungese te kushteve per jetese, kane emigruar per nje jete me te mire. Pasurite e medha te ketij vendi, nese do shfrytezoheshin jo vetem do i sillnin banoret ketu, por do t’ju siguronin atyre dhe mireqenie ekonomike. Ne sheshin prane kishes, ne ajrin e paster dhe diellin qe shkelqente, festimeve u parapriu programi artistik, i cili u pershendet nga banore te zones dhe klerik. Nje minute heshtje u mbajt per humbjen e parakohshme te ish kryetarit te kesaj njesie z. Bardhok Zhuri, i cili u nda papritur nga jeta. Nje vleresim i veçante u be per mesuesin Ndoc Prendushi i cili ka sherbyer per 40 vite ne Shllak. Me tej programi vijoi me interpretimet e kengetareve te zonez: Fran Kodra, Ndue Shytani, Sokol Gjoni, Viola Shqau, Gezim Zefi, Mark Vata dhe Niko Mhilli. Atmosferen e zbukuruan akoma me shume me vallet e tyre te rinjte e famullise se Shllakut. Banoret shijuan gatimet tradicionale te zones, e sidomos geshtenjat.


