Të paktën 20 persona janë marrë në pyetje, si persona që mund të kenë dijeni lidhur me masakrën e ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali e Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë, Erogen Vaso I njohur me mbiemrin Brajovic si dhe një kamariere e lokalit. Mes të pyeturve nga grupi hetimor është edhe Mustafa Licit babai i Ibrahim Licit lidhur me banesën e motrës së tij që u gjeten armë, municione dhe drone. Sipas policisë Lici ka deklaruar se motra e ka dhënë me qira banesën pasi jeton jashtë vendit ndërsa mohon çdo lidhje me ngjarjen. Asnjë prej te pyeturve nuk ka dhënë detaje lidhur me personat që mund të kenë porositur vrasjen apo njohjen me autorin e arrestuar Ragib Gilën. Ata janë lënë të gjithë të lirë pasi u janë marrë deklaratat.
Ndërkohë si persona për tu marrë në pyetje sipas policisë janë edhe të paktën 5 persona, por nuk janë gjetur. Dy të shpallurit në kërkim, 39-vjeçarin Barush Bregu dhe një 17-vjeçar, nuk rezultojnë të kenë dalë jashtë territorit shqiptarë sipas të dhënave në sistemin TIMS.
E gjithë ngjarja është e filmuar me kamera sigurie që nga momenti i ardhjes së autorit, kryerjes së krimit e deri tek arrestimi i tij.