Bardh Spahia është ndër të parët që është paraqitur për të hyrë në Kuvendin e Shqipërisë ku pritet të mbahet edhe seanca për konstituimin e legjislaturës së re. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte se zoti Spahia ishte me paterica. Ai ka bërë edhe një batutë me mediat: Me këmbë të djathtë është e sigurt që do të hyj. Spahia është dëmtuar javë më parë sic e ka njoftuar vetë në rrjetet sociale, ndërsa luante me djalin dhe nipat.