Ballina Kronike Denoncimi/ I mituri largohet nga institucioni “Shtëpi Familje për të rinj” në...

Denoncimi/ I mituri largohet nga institucioni “Shtëpi Familje për të rinj” në Shkodër

-Më datë 10.09.2025, ka kallëzuar shtetasi E. V., 51 vjeç, kujdestar në institucionin “Shtëpi Familje për të rinj”, se është larguar një 16-vjeçar që qëndronte aty. Punohet për gjetjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacione të siguruara nga një hetim në vijim, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Ç., 66 vjeç, i arrestuar më datë 06.09.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit, janë gjetur të fshehura në bodrumin e banesës dhe janë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, pjesë armësh zjarri dhe armësh gjahu dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi holandez M. R., 41 vjeç, duke zbritur nga trageti i linjës “Bajram Curri-Koman”, aksidentalisht është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks