Dy persona, mes tyre një punonjës policie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), janë arrestuar në Shkodër pasi kanë kërcënuar me fjalë punonjës të forcave speciale “Shqiponja”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në sheshin “Balshaj”, ku dy shtetas iu afruan efektivëve në shërbim dhe i kërcënuan me fjalët: “Do t’ju hapim barkun me plumba”, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas incidentit, policia nisi ndjekjen dhe arriti të ndalojë autorët, të cilët u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në vijim të hetimeve, oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan shtetasit Albert Kapaj, 28 vjeç, punonjës i FNSH Shkodër (jashtë shërbimit në momentin e ngjarjes), dhe A. K., 31 vjeç, të dy banues në Shkodër dhe vëllezër me njëri-tjetrin.

Ata akuzohen për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë një punonjës të Forcave “Shqiponja”, i cili ndodhej në krye të detyrës në atë moment.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu