Është publikuar foto e Ragip Gilës menjëherë pas krimit në Shkodër. Gila shihet i veshur me një skafandër në kokë dhe pistoletë në dorë teksa largohet nga vendi i ngjarjes ku vrau dy persona e plagosi dy të tjerë. Nga atentati mbetën të vdekur shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë, Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri. Ragip Gila, autori i masakrës ka deklaruar para oficerëve të policisë se objektivi i tij ishte Erogen Vaso.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të. Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me të dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar, Ragip Gila, pas marrjes në pyetje në polici.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu