Ky është 34-vjeçari Kristian Kola i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në qendër të Shkodrës, pasi u qëllua me armë zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana që mbeten ende të paqarta.

Sipas të dhënave të para, viktima ndodhej jashtë një lokali kur dy persona të maskuar, që lëviznin me motor, iu afruan dhe e qëlluan disa herë me armë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autorët u larguan menjëherë pas atentatit, ndërsa forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe identifikimin e tyre.

Njoftimi i policisë

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K.K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu