Ballina Aktualitet Shkodër, viti i ri shkollor nis me më pak nxënës se një...

Shkodër, viti i ri shkollor nis me më pak nxënës se një vit më parë

Më 8 shtator, në Bashkinë e Shkodrës do të çelet zyrtarisht viti i ri shkollor, i cili do të zhvillohet në 107 institucione arsimore të sistemit publik dhe privat parauniversitar.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se numri i nxënësve është më i ulët krahasuar me një vit më parë. Sipas regjistrimeve, rreth 200 nxënës më pak do të ulen këtë shtator në bankat e shkollës. Megjithatë, autoritetet thonë se shifrat nuk janë përfundimtare, pasi regjistrimet vijojnë ende, veçanërisht për fëmijët që rikthehen nga emigracioni.

Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, Brisela Kadija, bën me dije se një vëmendje e veçantë gjatë muajve të verës i është kushtuar përmirësimit të infrastrukturës arsimore, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës.

Ndërkohë, sfidat për vitin e ri shkollor mbeten të shumta. Sipas Kadijas, rritja e sigurisë në shkolla, kufizimi i përdorimit të celularëve brenda klasave dhe ofrimi i shërbimeve më cilësore për nxënësit me aftësi ndryshe janë disa nga objektivat kryesorë për këtë vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks