Ballina Sport Vllaznia eliminohet nga Champions, mposhtet në Shkodër nga Dinamo Minsk

Vllaznia eliminohet nga Champions, mposhtet në Shkodër nga Dinamo Minsk

Vllaznia eliminohet shpejt nga Champions League për femra. Skuadra kampione e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia, e ka mbyllur para kohe aventurën në Ligën e Kampioneve. Shkodranet u mundën në “Loro Boriçi” nga Dinamo Minsk e Bjellorusisë me rezultatin 2-1, duke i dhënë lamtumirën turneut që në turin e parë kualifikues. Edhe pse gjatë merkatos verore klubi kishte bërë disa afrime të rëndësishme nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, mungesa e Megi Doçit, e pezulluar për shkak të kartonit të kuq të sezonit të kaluar, u ndje dukshëm në fushë. Dinamo Minsk tregoi superioritet që në fillim, duke kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë me golin e Tikhomirova. Në fillim të pjesës së dytë, Pilipenko dyfishoi shifrat, duke e vënë Vllazninë në vështirësi të mëdha. Përpjekjet e vajzave shkodrane u shpërblyen vetëm në minutën e 88-të, kur Bajraktari shënoi golin e nderit, por tepër vonë për të ndryshuar fatin e sfidës. Ndeshja u mbyll 2-1 në favor të bjelloruseve, të cilat avancojnë në finalen e miniturneut kundër Ferencvaroshit, ndërsa Vllaznia duhet të presë një tjetër sezon për të synuar rikthimin në fazën e grupeve të Champions-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks