Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
– A. D., 24 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës dhe për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se më datë 25.04.2025, 14-vjeçari ka vjedhur një biçikletë, në lagjen “Vasil Shanto”, ndërsa shtetasi A. D. dyshohet se e ka shtytur 14-vjeçarin dhe ka bashkëpunuar me të, për të kryer këtë vjedhje dhe për vjedhjen e disa biçikletave të tjera, në qytetin e Shkodrës;
-A. H. dhe E. F., pasi u konstatua se kishin kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, ka kallëzuar shtetasi E. Sh., 43 vjeç, se ka hyrë në oborrin e banesës së tij, shtetasi Gj. Sh., 42 vjeç.
Shërbimet e DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Q., 31 vjeç dhe P. R., 53 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Informacione paraprake
-Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasi J. H., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve. Me shtetasin J. H. po kryhen veprimet procedurale;
-Në orët e para të mëngjesit, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është djegur automjeti i shtetasit L. P., i parkuar pranë banesës së tij, në fshatin Vukpalaj. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.