Ballina Kronike Velipojë, I riu me “arrest shtëpie” kapet me armë zjarri dhe drogë

Velipojë, I riu me “arrest shtëpie” kapet me armë zjarri dhe drogë

Velipojë/Posedonte armë zjarri pistoletë dhe shiste lëndë narkotike në doza, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kapet në flagrancë dhe vihet në vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohen pistoleta me municion luftarak, lënda narkotike e ndarë në doza dhe automjeti me të cilin qarkullonte 22-vjeçari.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dilte nga banesa dhe shiste lëndë narkotike në doza, kanë organizuar punën për kapjen e tij në flagrancë. Ata e kanë konstatuar shtetasin Flavio Gropaj., duke qarkulluar me automjet, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin Flavio Gropaj., 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks