Thethi, një nga destinacionet më të njohura turistike në Shqipëri, është përballur sërish me mungesë të energjisë elektrike gjatë kësaj fundjave. Ky nuk është një rast i izoluar, pasi gjatë gjithë sezonit veror, ndërprerjet e shpeshta të energjisë kanë qenë një shqetësim serioz për banorët dhe vizitorët e zonës raporton newspower.al. Mungesa e një zgjidhjeje të qëndrueshme ka lënë pasoja të rënda në imazhin turistik të Thethit, duke dëmtuar përvojën e turistëve dhe duke ndikuar negativisht në ekonominë lokale. Bizneset që operojnë në fushën e turizmit janë detyruar të përdorin gjeneratorë për të siguruar furnizimin me energji, ndërsa shumë familje janë detyruar të shpenzojnë miliona lekë për blerjen e tyre. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të ofruar një zgjidhje afatgjatë, në mënyrë që një nga perlat e turizmit shqiptar të mos mbetet në errësirë në kulmin e sezonit./newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu